Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiQeveria Rama sapo merr vendimin “final” për Erion Veliajn

Qeveria Rama sapo merr vendimin “final” për Erion Veliajn

Qeveria Rama sapo merr vendimin “final” për Erion Veliajn…

Këshilli i Ministrave ka finalizuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se sapo ka përfunduar mbledhja e parë e kabinetit të “Rama 4” dhe një ndër vendimet e marra është shkarkimi i Veliajt. Kjo mbledhje e cila zgjati jo më shumë së 60 minuta është drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Më vonë në faqen zyrtare pritet të publikohet dhe shkresa e cila më pas do të depozitohet te presidenti Bajram Begaj, duke e njoftuar kështu këtë të fundit për vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës dhe zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen se shpejti ne kryeqytet.

Ditën e martë Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të Erion Veliajt dhe propozimi u dërgua ditën e djeshme përmes Prefektit të Tiranës në Këshillin e Ministrave.

@NewsIn.Al

 

 

 

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments