Kush janë 5 këshilltarët që nuk votuan shkarkimin e Veliajt…
Në këtë mbledhje nuk kanë votuar Fabjan Topollari, Alfred Muharremi dhe Aldo Merkoçi, kurse Gaz Pajadhe Joleza Koka nuk ishin fare në mbledhje duke “thyer urdhrin” e kryeministrit Edi Rama.
Votimi për shkarkimin e Veliajt u bë pas kërkesës së këshilltarëve socialistë. Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Pavarësisht shkarkimit, sipas nenit 115 të Kushtetutës, Veliajt i jepet e drejta të ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Në këtë rast, vendimi i qeverisë pezullohet deri në shqyrtimin nga Gjykata.
@NewsIn.Al

