Udhe te mbare Fjales se Lire…
Themelohet Unioni i Gazetareve Shqiptare Profesioniste te Diaspores…[UGSHPD]…
Me 6 qershor 2021 permes nje takimi ne ZOOM te 12 antaret e ketij Unioni vendosen te bejne publik faktin e krijimit zyrtarisht te Unionit te gazetareve shqiptare profesioniste te Diaspores…..
Per aresye te pa parashikuara thjesht teknike [difekt ne lidhjen e Internetit ] une personalisht u privova nga te qenit prane e ne krah te kolegeve te mij ne kete dite te vecante….por kjo nuk do te thote asgje perpara qellimit madhor te krijimit te kesaj shoqate mbareshqiptare permes zerit e penes te se ciles shqiptaret ne mbare boten do te munden edhe me shume e me fort se deri tani te shohin, degjojne e lexojne Zerin e se Vertetes… zerin e Lirise se fjales te pa censuruar prej askujt e do te dijne te cmojne edhe me shume Fjalen e lire…
Shenida Bilalli dhe Lida & Skender Bucpapaj jane inisiatoret per krijimin e ketij Unioni qe ka ne perberjen e tij intelektuale te shquar, shqiptare te mire, te ndershem e patriote por edhe botues, poete, rregjizore, publiciste , shkrimtare e gazetare te zot , te pa varur prej askujt me plot kuptimin e fjales e besnike te Lirise e Demokracise sikurse luftetare te sprovuar te Kombit e te popullit te tyre e pa cene e skuta te erreta te se djeshmes se tyre por edhe te pa perlyer me pisllikun e sotem te politikes se mbrapshte antishqiptare brenda e jashte Shqiperie…. nga nje klase politike krejtesisht e pa pergjegjeshme per fatet e atdheut e te popullit tone.
Gjysmen e 12 antareve te ketij Unioni i njoh prej vitesh e i kam patur ngahera miq e koleg te mire… ndersa gjysmen tjeter e aktivitetin e tyre profesional e kam njohur permes rrjeteve sociale dhe kam krijuar respektin e konsideraten e duhur kur behet fjale per parime te tilla te ndershmerise, patriotizmit, profesionalizmit , korrekteses, guximit e jo-kompromiseve me fatet e Lirise e te demokracise e mbi te gjitha ne mbrojtje te Kombit e te popullit tend…parime qe per mua personalisht jane te shenjta e te pa negociueshme me askend !
Keto ishin edhe aresyet kryesore qe ftesen e tyre per te qene pjese -themeluese e ketij Unioni te nderuar e te respektuar e pranova me kenaqesi e pa asnje lloj hezitimi…ndaj ne 6 qershor i urova …udhe e pune te mbare e na qofte per hajer …
Shenida Bilalli [ Kroaci[ Lida & Skender Bucpapaj [ Zvicer] Robert Papa [ USA] Adriatik Dosti [ USA] Rafaela Prifti [ USA] Arben Kallamata [ Kanada] Taulant & Jeta Dedja [ Kanada] Ardian Murraj [ USA] Alba Kepi [ Itali] Artan Kutra [ France ] …jane 12 antaret e krijimit te UGSHPD…
Unioni i krijuar dy dite me pare do te regjistrohet tashme ne gjykaten federale e shteterore te Zagrebit ne Kroaci nderkohe qe antaresia per ne te nga te tjere miq e kolege qe gjykojne se jane vertet ne te njejten linje qytetarie, atdhetarie e profesionalizmi me ne eshte e hapur e pa as me te voglin paragjykim nderkohe qe e ritheksoj se pavaresia prej gjithkujt mbetet e shenjte ndersa varesia ndaj Lirise e Demokracise , Kombit e Popullit tend eshte Detyrim e Obligim qytetar e profesional…
Integritet, dinjitet, personalitet, ndershmeri, profesionalizem e atdhetari …respekt e guxim ndaj fjales se lire e lirise se fjales… demokraci e antikomunizem…kjo eshte deviza jone …
Unioni i krijuar tamam ne kohen e duhur ka perpara goxha rruge te gjate e te veshtire per te bere aq me shume kur sot me shume se kurre pushtetmbajtesit neokomuniste te Tiranes po abuzojne se tepermi e me te gjitha format e menyrat me Diasporen shqiptare duke krijuar permes Ministrise se tyre te Diaspores e ministrit shqiptaro-maqedonas Pandeli Majko lloj -lloj shoqatash enigmatike e anonime , gazetash , radio-tv , propogande te piset etj …thjesht per te percare Diasporen e per ta patur ate per vehte…
Por mjaftojne dy faktet e fundit …mbyllja e kufirit per shqiptaret qe jetojne jashte Atdheut te tyre per te votuar ne 25 prill….dhe Samiti falls i Diaspores iniciuar prej kryeministrit Rama qe deshtoi bujshem e totalisht ne Tirane pak kohe me pare… per te kuptuar ate se ne cilin krah e drejtim duhet te shkoje sot Diaspora e vertete shqiptare e cila historikisht ka luajtur nje rol te rendesishem ne fatet e kombit e te popullit te vet e ka qene kurdohere antikomuniste .
Ndaj krijimi i Unionit te gazetareve shqiptare profesioniste te Diaspores eshte tashme zyrtarisht nje dritare me shume per te gjithe shqiptaret e ndershem e patriote nga ku ata mund te shohin me qarte e me mire realitetin e Atdheut te tyre…
Urime…pune te mbare…me kembe te mbare e na prifte e mbara…
A.R.DOSTI