THËRRIME
Për ty më dhemb zemra
ohh… dhimbje që sfilit
Je ti që më merr prej errësirës
dhe për dore më nxjerr në dritë.
Jam skllav i lumtur i buzëve të tua
mishërimi i perëndisë
zoti do çmëndej ta dinte sa të dua
do njihte përqafimin e marrëzisë.
Mbledh me grushte lot, kur s’je
zemra më rreh çrregut dhe keq
nëse nuk je në botën time
e gjithë bota shkoftë për dreq!
Jam ngjethje në lëkurën tënde
ti për mua je oksigjen
kur vdes nga mosprezenca jote
ti vjen edhe në jetë më kthen
Për ty më dhemb zemër çdo muskul
je stina e pestë që veç agon
në mes të ngricës ti çel lule
me thërrime qielli më mëkon
Rinalt Kasko _ Kolonjë 2024
@NewsIn.Al

