Tragjedi e patregueshme në Spanjë – Të paktën 51 të vdekur nga përmbytjet
Imazhet e fatkeqësisë biblike të transmetuara nga agjencitë ndërkombëtare – Skena tronditëse të njerëzve që mbyten në ujërat e vrullshëm – Dhjetra të zhdukur

Të paktën 51 persona janë konfirmuar të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse, në Spanjën juglindore, sipas transmetuesit shtetëror TVE, duke cituar burime policore

Më herët, kreu i rajonit të Valencias raportoi se ishin gjetur trupa, por nuk dha një numër të saktë, në shenjë respekti për familjet e viktimave
Pamjet e transmetuara nga agjencitë ndërkombëtare tregojnë për skena apokaliptike me zona të varrosura nën ujë dhe prona të përfshira nga balta dhe përrenjtë.


Shirat e rrëmbyeshëm erdhën pasi një front i ftohtë goditi pjesën lindore të Gadishullit Iberik dhe shkaktoi përmbytje të shpejta, duke bërë që autoritetet në zonat më të goditura të nxisin qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet jo thelbësore deri në njoftimin e dytë.
Megjithatë, paralajmërimet nuk parandaluan vdekjet e shumta.
“Jam i informuar me shqetësim për personat e zhdukur dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia në orët e fundit”, tha përmes X-it kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, duke u bërë thirrje gjithashtu qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

@NewsIn.Al