Ditën e shtunë datë 28.05.2022 në bibliotekën “Skënder Luarasi” u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit të nderit” Qytetar Nderi i Kolonjës”(pas vdekjes) filologut, historianit dhe përkthyesit z.Jorgji Qirjako me motivacionin: “Për vlera të rralla qytetare, promotor i historisë, artit dhe kulturës kolonjare, për punën e palodhur disavjeçare si drejtues i kulturës, në përfaqësimin me dinjitet të grupeve pjesëmarrëse të Kolonjës në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Drejtues dhe organizator i ekspeditave arkeologjike, etnografike dhe folklorike, të cilët ndihmuan në pasurimin e muzeut të qytetit. Botues i disa monografive si dhe përkthyes i disa prej autorëve më të mëdhenj botërorë “

@NewsIn.Al

