Tragjike, Rrëqethëse dhe shumë hidhëruese sidomos për familjet e emigrantëve shqiptarë që mezi presin të vijnë me pushime në atdheun e tyre, atdhe i tyre apo i prindërve të tyre që dita ditës po don të tregoj forcën e kulturës europiane bashkangjitur edhe me krenarinë e tyre atje ku ata jetojnë e punojnë.
Fajtorët e këtij krimi kundrejt një familje emigrante shqiptare janë drejtuesit dhe zbatuesit e të gjitha hallkave drejtuese të mbarëvajtjes së sektorit të turizmit bregdetar shqiptar bashkangjitur ktu edhe entin e sigurisë publike.
Duhet të marrin ndëshkim të menjëhershëm, duke filluar që nga rangjet me të larta drejtuese që s’kan ditur të marrin masat e duhura e deri tek autori i krimit që është edhe në përsëritje.
Kemi vite që punojmë për afrimin e diasporës pranë atdheut tonë, afrimin e brezave të dyta e të treta të lindura jashtë atdheut pranë mëmëdheut të prindërve të tyre, të miqve tanë të huaj atje ku jetojmë e punojmë.
Por paaftësia, kokëfortësia, papërgjegjshmëria, propotenca individuale dhe tashmë edhe institucionale po na shtang me këto xheste të pa përgjegjshme të përsëritura e të pa precedentë edhe në rajon e jo më në Europë.
Ky është një krim e si i tillë duhet trajtuar!
Vetëm pak ditë më parë kam qenë përgjatë bregdetit shqiptar me një kolegun tim specialist të sektorit pranë Bashkisë së qytetit të Riminit, Itali, qytet i cili ka eksperiencë qindra vjeçare në turizmin në masë dhe menaxhimin e tij, i cili vetëm me një shikim kundrejt lëvizjeve të shfrenuar të këtyre mjeteve, me tha që këta mjete duhen izoluar urgjentisht nëpër kalata përkatëse e me një kontroll rigoroz teknik e policor larg plazheve publike, të lëna të lira në këtë mënyrë do të kthehen në një krim të pa precedent për turizmin e porsalindur e brilant shqiptar.
Shqipëria është në mes të vendeve më me eksperiencë të menaxhimit të turizmit dhe lundrimit të mjeteve bregdetare turistike europiane, ndaj të duket e habitshme se si drejtuesit e institucioneve tona përkatëse vazhdojnë me kokfortesi dhe paaftësi të paktën të zbatojnë çka është realitet tek fqinjët tanë, Itali, Greqi e Mali i Zi.
Agjensia Kombëtare e Bregdetit shqiptar që ka kompetencat e kontrollit dhe përcaktimit të rregullave dhe kritereve strikte kundrejt të të gjitha dikastereve të tjera operative e ndihmesë për mbarëvajtjen e turizmit bregdetar shqiptar, ka përgjegjësinë më të madhe nëse nuk i ka vënë në dijeni, në të kundërtën janë bashk-fajtorë në këtë krim kundrejt një punë kolosale shumëvjeçare që po bën qeveria shqiptare, që po bëjmë ne në diasporë, në fund të fundit që po bën çdo shqiptar brenda e jashtë atdheut për ngritjen è prestigjit dhe njëkohësisht zhvillimit bashkohor të vendit tonë të përbashkët.
Nga Edmond Kumaraku, President i Shoqatës Agimi në Rimini, Itali
@NrwsIn.Al

