KreuAktualitetiTre të vrarë te Mbikalimi i Fushë-Krujës, në një zonë me lëvizje...

Tre të vrarë te Mbikalimi i Fushë-Krujës, në një zonë me lëvizje të shumta…ndërkohë që mediat e huaja njoftojnë edhe për dy të vrarë në lufta në Ukrainë!

E tmerrshme…sa “e lirë” eshtë humbja e jetës! Pas krimeve që tregoheshin si romanca dashurie nga kriminelët me pagesë, përsëri “saga” e larjeve të hesapeve vazhdon!

Në pak minuta tre të vrarë te Mbikalimi i Fushë-Krujës, në një zonë me lëvizje të shumta, shpesh herë me trafik tepër të ngarkuar.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se drejt automjetit në mbikalimin e Fushë-Krujës është qëlluar me breshëri automatiku dhe janë zbrazur 50 plumba.

Mësohet se njëri nga personat që ndodhej në mjet ka mundur t’u shpëtojë plumbave dhe ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë ekzekutuar edhe atë. Ai është vetëm 30 vjeç me inicialet D.V

Si pasojë e breshërisë së plumbave, makina ka shpërthyer në flakë dhe është djegur krejtësisht.

Autorët largohen në drejtimin e paditur që ka kohë qé e kanë kthyer në autostradë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit