Wednesday, May 20, 2026
spot_img
HomeAktualitetiTrëndafili i bardhë i “Mëhallës së dëfrimit ordiner”./ Petrika Tollkuçi

Trëndafili i bardhë i “Mëhallës së dëfrimit ordiner”./ Petrika Tollkuçi

Trëndafili i bardhë i “Mëhallës së dëfrimit ordiner”.

Në një nga rrugicat me kalldrëm të lagjes 3 të qytetit të Korçës, në murin e jashtëm të shtëpisë të Pandi Tabakut të cilin koha e ka lyer me ngjyrat e saj, është vendosur një pllakë mermeri ku shkruhet : “!Kujtesë!Mëhalla e dëfrimit ordiner”. Dy pikëçuditëse dhe dy kitara kufizojnë këtë shprehje, që na bën të kuptojmë sa rëndësinë historike të saj aq edhe brendësinë muzikore të saj. Kushdo që kalon në atë rrugicë edhe mund të mos e vejë re këtë pllakë, ose mund ta shohë shkarazi pa i dhënë rëndësi, madje edhe vetë banorët e rinj të kësaj rrugice. Mesazhin e vërtetë të kasaj pllake mermeri e kuptova dje datë 12 dhjetor 2025 kur morra pjesë në recitalin “Një qytet, një zë, një artiste” të këngëtares korçare Jorgjeta Lalazi. Jorgjeta ose Gjeta se kështu e kam njohur dhe thirrur që në fëmijëri dje erdhi në skenën e tartrit “Andon Zako Çajupi” si një trëndafil i bardhë mes një kopshti (publiku) trëndafilash, ku nuk foli me aromë por me zemër dhe këngë trëndafili. Gjeta pinjolle e një familje qytetare korçare që e kanë muzikën dhe serenatën në gjak u lind dhe u rrit pikërisht në këto rrugica të cilat nuk janë shtruar me gurë por me pentagram, të cilat jehojnë zërin dhe melodinë e serenatave të Lalazëve, Peleshëve, Tabakëve, Kondilëve, etj, etj. Edhe i madhi Skënder Rusi në këto rrugica do jetë frymëzuar kur “Korçës një fjalë dashurie” i shkroi : “Ku kitarat netëve marrohen! Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen”. Dje Gjeta nuk këndoi vetëm me Gonen, Naskë Kondilin, Alma Subashin, por këndoi me dhe për çdo zemër brenda dhe jashtë asaj salle. Dje Gjeta këndoi për etërit e serenatës, për ne por dhe për brezat që do vijnë dhe mesazhi i saj ishte i qartë “Serenata nuk vdes kurrë”. Dje Gjeta nuk këndoi vetëm për “Mëhallën e dëfrimit ordiner” por këndoi për gjithë Korçën duke e bërë “Mëhallën e dëfrimit ordiner” kryeqytet të saj!

Petrika Tollkuçi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments