KreuAktualitetiU qëllua në sy të të birit/ Ekzekutohet me armë zjarri 37-vjeçari...

U qëllua në sy të të birit/ Ekzekutohet me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar në Itali

U qëllua në sy të të birit/ Ekzekutohet me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar u vra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të dielës në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali.

Sipas mediave italiane, në prag të festës së Madonna del Rosario, në fshat u dëgjuan disa të shtëna armësh, të paktën gjashtë sipas disa dëshmitarëve.

Viktima, i identifikuar si Beni Arshiaj, 37 vjeç, është qëlluar në sy të të birit, në oborrin e shtëpisë së tij.

Duket se pas zhurmës së të shtënave disa fqinjë kanë vënë re dy persona që po largoheshin me një skuter. Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa policia bashkiake mbylli aksesin në rrugë.

Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi objektivin, një e shtënë fatale në tëmth.(Voxnews)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit