Dmitro Kuleba nuk ka dashur të hyjë në detaje për llojet e armëve
“Beteja për Donbass” është duke u zhvilluar dhe “nuk ka arritur kulmin e saj”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, duke paraqitur me të zeza vlerësimin e tij për rezultatin e luftës.
“Çdo ditë, betejat më të ashpra zhvillohen në këtë pjesë të Ukrainës dhe për fat të keq do të pasojnë më shumë”, tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel.
“Beteja për Donbass do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të mëdha, manovra, përfshirje të mijëra tankeve, mjeteve të blinduara, avionëve, artilerisë. “Ky nuk do të jetë një operacion lokal i bazuar në atë që shohim në përgatitjet e Rusisë,” tha ai, duke shtuar: “Rusia ka planin e saj, ne kemi tonën dhe fusha e betejës do të gjykojë rezultatin.”
Kërkoi armë
I pyetur për armët që dërgohen në Ukrainë, Dmitry Kuleba nuk deshi të hyjë në detaje për llojet e armëve, por theksoi se koha e dërgesës së tyre është e rëndësishme për momentin dhe se ka nevojë për armë “tani”, përndryshe është vonë. (In.gr)
@NewsIn.Al

