“50-VJET UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË”. NJË INSTITUCION QË REALIZON MË SË MIRI MISIONIN E VET NË PËRPUTHJE ME KËRKESAT DHE SFIDAT E KOHËS. Deputetja korçare Eni Zake, shprehet se
SOT, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ËSHTË QENDRA MË E MADHE E ME NDIKIM DOMETHËNËS NË ZHVILLIMIN SHOQËROR DHE EKONOMIK TË RAJONIT TË KORÇËS E MË GJERË.
Universiteti i Korçës, “Nderi i Kombit”, festoi 50-vjetorin e krijimit. I ngritur mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor në vitin 1971, në rrjedhën historike gjysmëshekullore ky universitet ka patur rritje sasiore dhe cilësore, duke u pështatur dhe duke përballuar me sukses edhe sfidat e kohës. Sot Universiteti “Fan S. Noli” është qendra më e madhe arsimore dhe kërkimore me një kontribut domethënës në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të rajonit të Korçës e më gjerë. I vlerësuar maksimalisht gjatë procesit të Akreditimit Institucional e po gjithashtu falë punës dhe përkushtimit në vite të stafit të tij ky universitet ndodhet sot në elitën e universiteteve të vendit tonë.
Sot ndihem krenare që kam qenë pjesë e tij, fillimisht si studente e më pas si kolege e pjesë e stafit akademik e më pas si drejtuese ne funksionin administrativ të tij.
Uroj gjithmonë suksese për Universitetin “Fan S. Noli”!

@NewsIn.Al

