Nga lakrori me Bashën tek kulaçi me Berishën
Kuvendi i Partisë Demokratike,historik për nga përmasat,rrethanat,arsyet,i papreçedent pasi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar,anëtarësia merr në dorë fatet e forcës së saj politike,ishte një ngjarje e madhe jo vetëm për politikën.
Kuvendi rithemelues i cili solli në skenën politike liderin historik të PD,tregoi pas shumê vitesh forcën dhe vitalitetin e pashtershëm të demokratëve,të cilët këtë herë nuk do tja falin askujt dêshtimin për kthimin e saj në një ofertë të besueshme për të qeverisur shqiptarët.
Me panoramën madhështore të 5 mijë delegatëve sot pamë që u përzje dhe ngatërrua edhe pjesa e kalbur e PD,të cilët do ishin fatkeqësi edhe më e madhe se Lulzim Basha, nëse do të jenë nesër në lidershipin e saj të ri.
Rithemelimi i PD nuk mund dhe nuk duhet të varë shpresat tek ata që më së shumti i dhanë kosto kësaj force politike dhe e zhytën në apati,gjumë dhe flirte me pushtetin.
Veç largimit të Bashës ringritja e PD duhet të fillojë me një gjest politik dhe qytetar të të gjithë atyre që sot i rrinë në krah Berishës dhe kanë një dekadë që mbajnë poste pa u zgjedhur. Dhe ky do ishte shêrbimi i fundit që do t’i bênin demokracisë,vendit dhe mijra demokratêve që sakrifikuan gjithçka.
Kasta e” senatorëve” problematikë dhe emblematikë në bëma po e shohin Berishën jo si shpêtimtarin e PD por si mundësinë për të mbajtur edhe për ca kohë privilegjet që makutërisht nuk i lëshojnë pêr asnjë arsye.
Por veç tyre,kur sheh edhe produktet e periferisë që u zhgrryen 8 vite pas Bashës si puthadorë dhe kamarierë bujtinash,që sot përpiqen të bëjnë protagonizëm në lëvizjen e Berishës,pyet veten a do jetë i aftë lideri historik ta menaxhojë këtë mrekulli fryme, cila po na rikthen në idealizmin e fillim viteve 90?

@NewsIn.Al

