Urim zemre për poeten, gazetaren, shkrimtaren, shpirtin e madh korçar të letrave Natasha Lako
Nuk kemi fjalë aq të fuqishme për të shprehur urimin për Natashën tonë…do postojmë atë çkà shkruar sot poetja, për të falenderuar të gjithë lexuesit dhe dashamirësit e saj.
“Per ju qe plot dashuri i dhate krahe ditelindjes sime nje poezi nga ” Kunderperfytyrimi”
Punet e dites
Si anijet nëpër natë i nis unë përshëndetjet.
Mirupafshim, mirupafshim dhe ju dua.
Një flotë apo një fjalë më pompoze nuk kërkoj,
kartolinat e mia mbushur plot tinguj kanë shtruar direkët,
e një shkrimi edhe më të pakuptueshëm se nata.
Mirupafshim, mirupafshim dhe ju dua.
Të parët e mi janë dëshira,
dyshimi, sekretete mëdha,
vijat e trupit, tirania,
stacioni ku bëj të ndal.
Mirupafshim, mirupafshim, mirupafshim përsëri,
Pasi është nisur kjo përshëndetje,
pasi brenda një dashurie nuk lind dashuri tjetër,
shkund nënkresën time të gjumit si kamardare shpëtimi, që të më besoni,
edhe udhëtimin pa fre.

@NewsIn.Al

