KreuKulturë / Art"Vazhdoj ta tërheq veten, rrugëve të Athinës, ku jam dora dhe valixhja...

“Vazhdoj ta tërheq veten, rrugëve të Athinës, ku jam dora dhe valixhja që zhurmon duke pyetur pse ?… Elona Gjergo

E adhuroj këtë qytet që nuk më lindi,
as musht nuk më dha
kur përpëlitesha gjinjëve të saj,
shpesh i shoh gjysmëboshe gotat e zotave,
që perënditë e tyre, nuk i patën perëndi…
edhe pse ishin prej përjetësie,
diku po tjerrin ëndrra dhe tani
mureve të mëkateve që ndërtuan duke
dashuruar…
të vdekshmit.
Si valixhe bosh, mbushur me kujtime
ec rrugëve,
ndoshta gjej Evën gjëkundi,
nuk e mësova kurrë në ishte bjonde apo brune
mendja e saj…
ta shaj dua,
e nëse i ka mbetur ndonjë gjethe varur
telit që mund të nderte teshat, po të mos ishte
mëkatare…
mund t’ua shtroj shirave krevatin,
ku fle sot princesha e shtatë palë qejfeve…
pa bizele e kështu gjërash që vendosin
vjehërrat…
dhe të vazhdoj ta tërheq veten,
rrugëve të Athinës,
ku jam dora dhe valixhja që zhurmon duke pyetur
pse ?… Elona Gjergo Tanka

@NewsInAl

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit