KreuKulturë / ArtVeç retë e dinë ku prehesh o im zot, E ato betuar...

Veç retë e dinë ku prehesh o im zot, E ato betuar janë, në shekuj heshtje, Gjëmimin ia ruajnë shpatës tënde edhe sot…

-VEÇ RETË E DINË-

Veç retë e dinë ku prehesh o im zot,
E ato betuar janë, në shekuj heshtje,
Gjëmimin ia ruajnë shpatës tënde edhe sot,
Bashkë me vetëtimën-zjarr të syve…

Kundër fatit luftove o dragua,
Nga barku i Vojsavës, porsa dalë,
Se në gjakun tënd rronin Leka e Pirrua,
Zotët e të parëve, pate farë…

Pështillet e çpështillet koha,
Si çallmat nga kokat e rëna,
Ty, që dot s’të vranë mijëra shpata,
Për hajmali t’i deshën edhe eshtrat…

Veç retë e dinë ku prehesh o im zot
E ato betuar janë në shekuj heshtje,
Era nget kalin tënd të bardhë
E prapë s’e gjen dot ku ke rënë në prehje…

-ARMENIDA QYQJA-
(Janar 2022)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit