”Vëllai – porta e hapur nga nëna e babai…”
Derë e hapur eshtë gjithmonë
Jet’ka nëna dhe babai
Sa krenare është një motër
Kur krah hapur e pret vëllai!
Ikën mosha, ikin vitet
Ikën jeta pa kuptuar
Ikin prindërit, bijtë mbeten
Vëlla e motër të bashkuar!
Do të lutem me shpirt vëlla
Kur mos kem nën’ e baba
Derën hapur ler gjithmonë
Motra, zemër ty të ka!
Dhe mbështetje unë të kem
Kokën në prehër ta vendos
Atje, do jem gjithmoë me ty
Në çdo çast që ta kërkosh!
Vèllai i motrës, ëngjëlli im
Në çdo çast me ty do jem
Mos trokit në port’e zemrës
Është e hapur …aty do të kem!
Kudo un’vete edhe shkoj
Lumturohem, për ty kur flas
Vëlla në shpirt të kam me vete
Jo…nga zemra s’të humbas❤
QAZE Demko✏ Korçë
(Per vellain tim Aristotelin dhe per kedo qe e ka nje vella)
@NewsIn.Al
