Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtVëllami- poezi nga Armand Zoga

Vëllami- poezi nga Armand Zoga


Ilustrimi i poezisë Vëllami

VËLLAMI

Dikur, të besoja

           i dashur vëllam, 

pavarësisht kapriçove, 

            shakasë së hidhur.

Më fitove  me pamjen

                 e intelektualit të paqtë,

dhe thinjave që do të doja

                të ishin fisnike.

Të dhashë pa rezerva

               si të të kisha vëlla,

në të shenjtin binom

                 kohë dhe mendim,

thjeshtë më shkarkove ashtu

             për një çast, 

                                     pa hezitim…

Të fundit fjalë zbraze,

         të parën pa e thënë ,

dhe endesh ankueshëm 

                    shoqërive të reja,

kuturisur rrugëve

               të rikthimit të mundshëm, 

ende s’gjen kurajën

              që të jesh vetvetja.

Dikur të besoja

          i dashur vëllam,

pavarësisht kapriçove,

             sërisht unë besoj,

rrugën e rritjes 

               pa dyshim do gjesh,

për të riardhur, pa mua, 

                aty ku të takon.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments