Tuesday, October 6, 2026
spot_img
HomeAktualitetiVideot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen”...

Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë

Është regjistruar denoncimi i parë në Policinë e Tiranës për videot intime me kompozitorin Adrian Hila dhe personazhet e njohura. Paraprakisht burime për Top News bëjnë me dije se efektivët e Tiranës kanë marrë denoncimin e parë nga një qytetar emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

Nuk dihet akoma nëse denoncimi është bërë nga personazhet e përfshira në video apo të afërm të tyre. Ajo që dihet është se shpërndarja masive e pamjeve të tilla u ka cënuar dinjitetin dhe privatësinë personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe që në ditën e parë të qarkullimit të videove të tilla ata kanë pasur të drejtë denoncimi.

Megjithatë, pritet që në vijim të kemi detaje të reja në lidhje me denoncimin e bërë. Sakaq, kujtojmë se prej dy ditësh Policia e Tiranës ka nisur nga puna për identifikimin e personave që kanë shpërndarë masivisht pamjet, duke shkelur të drejtat e personazheve të përfshirë në rrjet.

Nga ana tjetër, në dëshminë e dhënë para hetuesve, kompozitori Adi Hila ka pohuar se ka qenë në dijeni të kamerës, por ka kundërshtuar që ai të ketë gisht në shpërndarjen e videove të tilla.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments