Vllaznia gjen “armikun” e klases!
Brdaric nuk eshte me pjese e Vllaznise. Se si e qysh, ate e di Alban Xhaferi presidenti qe vendosi ta largoje!
E megjithate, ai mbetet trajneri qe la gjurme ne Vllaznine qe ishte fik prej kohesh dhe nuk llogaritej te rivalizonte! Gjykoj qe presidenti u ngut pak, por eshte vendim i tij!
Thomas eshte pjese e rivitalizimit te futbollit shkodran, prej vitesh degdisur ne cepa klasifikimi. Pavaresisht terreneve “shpesh” te minuara per ta rrezuar, sic edhe ndodhi, Brdaric arriti te riktheje Vllaznine ne elite. Grintoz, me adrenaline, me fryme grupi dhe mbi te gjitha me rezultate!
Vllaznia vendosi ta largoje!
Megjithate meriton respekt!
Ne fund te fundit, vleren njeriut ia ndien kur…nuk e ke!
GERTI ÇARÇANI
@NewsIn.Al

