Zbulohet lëvizja e Ramës, ja kush është “plani” për të shpëtuar Belinda Ballukun…
Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, “pezullim i ushtrimit të detyrës” nga funksioni si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Prej më shumë se 7 orësh, Balluku, Rama dhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilluan një takim urgjent për të përcaktuar hapat ligjorë që do të ndërmerren në mbrojtje të zv/kryeministres e cila ndodhet nën hetim.
Burime thanë për “KOHA JONE” se ky vendim do të apelohet dhe në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht “fatin” e Belinda Ballukut. Qeveria pretendon se Belinda Balluku nuk mund të pezullohet nga detyra, por të hetohet duke lejuar të ushtrojë detyrën e saj.
Të premten (sot) në mëngjes do të mbahet edhe një mbledhje urgjente e qeverisë, e cila do të nisë në orën 9:00. Ende nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj mbledhjeje, por që vjen pas vendimit për pezullim të Belinda Balluku si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.
@NewsIn.Al

