Roli i femrës në emigracion, me kontribut kudo në shoqëri është vendimtar dhe gjithmonë përcaktues…
Nëqoftëse bota ka lindur nga një trill i Zotit, atëhere gruaja është qënia tek e cila krijuesi më i lartë ka dashur të paraqesë më së miri anën e fisnikërisë, mënçurisë, bukurisë, forcës dhe arsyes njerëzore të zhvillimit.
![]()
![]()
![]()
![]()
Koha që po jetojmë, kriza ekonomike dhe si rrjedhojë e kësaj dhe kriza politike, pandemia e rëndë që mori shumë jetë njerëzish, lufta gjakderdhëse në Ukrainë, rritja galopante e çmimeve, vështirësitë e jetës në emigracion e bëjnë më të domosdoshme rritjen e aktiviteteve të Shoqatës dhe takimeve për të qënë si gjithmonë pranë njëra- tjetrës në hall e gëzim. Aktivitetet, takimet e ndryshme gjithmonë na sjellin pranë atë “Shqipëri” që asnjëherë nuk e kemi ndarë nga zemra.
Ne nderuam në takimin hapës të këtij viti zonjën Pavlina Evro, ish konsulle e përgjithshme në Selanik me titullin “Presidente nderi e shoqatës Zëri i Emigrantit ” për kontributin e shquar në komunitetin shqiptar në emigracion!

Shoqata “Zëri i Emigrantit” me një kontribut shumë vjeçar në emigracion, beson tek forca e gruas, thelbësore për udhëheqjen dhe nxitjen e ndryshimeve në zgjidhjen e problemeve sociale.
Faleminderit vajzave dhe grave të stafit për kontributin dhe punën ndër vite për të çuar misionin e “Zërit të Emigrantit” përpara, për një shoqëri demokratike, të zhvilluar, të qëndrueshme dhe të barabartë.
Femra është mbretëresha e botës!


