Freddie Rincon dha frymën e fundit në orët e para të së enjtes pas një aksidenti të rëndë që pati me makinën e tij
Zi në Kolumbi dhe botën e futbollit.
Siç u bë e ditur, në orët e para të së enjtes ka ndërruar jetë Freddie Rincon, duke iu nënshtruar plagëve të marra pas një aksidenti shumë të rëndë ku u përfshi në makinën e tij të mërkurën.
“Megjithë përpjekjet e ekipit tonë, Freddie Rincon vdiq. Ne duam të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen, miqtë, të afërmit, ndjekësit e tij në të gjithë botën. “Nuk do të ketë kurrë një mënyrë për t’u shprehur atyre se si ndihemi për humbjen e një prej pacientëve tanë, kushdo qoftë ai,” tha një nga mjekët e Rincon, i cili vdiq në moshën 55-vjeçare.
@NewsIn.Al

