KreuBotaZoran Zaev! Një leksion demokracie me akte, jo me dogma e llogje./...

Zoran Zaev! Një leksion demokracie me akte, jo me dogma e llogje./ Nga Magdalena Alla

Zoran Zaev!

Një leksion demokracie me akte, jo me dogma e llogje. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dha dorëheqjen pasi partia e tij LSDM humbi zgjedhjet lokale, jo ato parlamentare. Dha dorëheqjen si kryeministër e si kryetar partie edhe pse gëzonte një reputacion të lartë brenda forcës së tij politike dhe në perëndim si një partner i besueshëm për BE-në dhe SHBA-në.

Dorëheqja e Zaev ka vetëm një konkluzion. Bëra gjithçka munda mirë, por me siguri duhet të ketë edhe më mirë, ndaj po lëshoj rrugë.

Akt kurajoz e dinjitoz prej shtetari!

Me Maqedoninë e Veriut jemi afër, por njëkohësisht shumë larg mendësisë politike dhe përgjegjësisë kombëtare e publike.

Mendoni atje janë ndërruar shumë kryeministra e presidentë por askush nuk është ricikluar. Koha ka marrë me vete emrat dhe veprat e tyre. Kontributorë të rinj vijnë e të tjerë përgatiten.

Kaq e thjeshtë është kur do t’i shërbesh shtetit e jo llagap-sorollopit e manarëvë dogmatikë në politikë!

@NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit