Nga Selaniku, zoti Thodhori Miho ambasador i Kombit, president nderi i shoqatës ” Progresi”, biznesmen dhe një prej aktivistëve me nje kontribut të shquar ne emigracion, i shkruan Kryeministrit shqiptar zotit Edi Rama, për zhvillimin e zonës së origjinës në Shqipëri, Senicës së bukur në Sarandë!
“I nderuar dhe i admiruar zoti Kryeministër.
Jam një mesoburrë nga fshati Senicë, mbi Delvinë.
Nuk e kisha të lehtë të vendosja për t’Ju shkruar, por e bëj këtë në emër të dashurisë për atë fshat, që është i veçantë jo vetëm për mua.
Përpara se të kishte një Lidhje të Prizrenit, kishte një Besëlidhje të Senicës, ku u mblodhën, më 1770, krerët e Jugut, për t’u betuar se do të ishin bashkë në luftë ndaj Portës së Lartë.
Sivjet bën 103 vjet shkolla shqipe dhe jemi në proces të kthimit të godinës historike ne Muze të Arsimit për të gjithë krahinën.
Të veçantat tona nuk mbarojnë ketu, por nuk dua ta lodh e t’i marr kohë Kryeministrit tim.
Nuk mund të rri pa treguar se 25 vitet që e kam lënë fshatin tim, për shkak të emigrimit në Greqi, ma kanë shtuar mallin dhe detyrimin për “gurin e thatë”.
Po ashtu, nuk mund të le pa thënë se Projekti i rrugës Kardhiq-Delvinë, të cilit vetëm Qeveria Rama mund t’i dalë në fund, i kalon në “brryl” fshatit tonë. Këtë besim e morëm edhe kur Ju pamë nga ekrani, si i pari Kryeministër që e shkelët me këmbë trasenë kantierin e asaj rruge, e cila përparon tani çdo javë.
Por po mësojmë se fshatit tonë rruga po i tregon “brrylin”, pasu nuk është në plan që të lidhet me aksin kryesor. Për pasojë, fshati Senicë, megjithëse ofron shumë për turizmin alternativ, rrezikon të mbetet i palidhur me rrugën nacionale.
Shtëpitë 2 e 3-katëshe, me gur të skalitur, që të sheh syri anembanë fshatit tonë, kanë filluar të marrin jetë e të investohet, deri te ribërja e kalldrëmeve nga vetë fshatarët. Do ishte barrë e madhe që, edhe për lidhjen e fshatit me aksin kryesor të rrugës, të vënë dorën në xhep familjet seniciote. Këtë e kemi bërë dekada më parë, kur me kontribute të çdo familjeje, ndërtuam rrugën e fshatit, mbi të cilën eci edhe projekti i rrugës Kardhiq-Delvinë. Ky projekt asgjësoi ish-rrugën tonë, por kaloi edhe mbi ish-pronat tona, pa kërkuar dhe pa marrë asnjë shpërblim.
Si të mos mjaftonin këto të dyja, firma na ka dëmtuar edhe linjën e ujësjellësit.
Në këto kushte, nuk mund të mos kërkojmë të trajtohemi si pjesë e projektit dhe fshati të lidhet me rrugë të të njëjtit standart që ka aksi kryesor i investimit të Qeverisë Rama.
Senica jonë njihet si “ballkon” i zonës me 7 fshatra, për shkak të lartësisë 410 m dhe të lartësisë së historisë e traditave të admirueshme, që ka patur dhe ruan.
Dosja e pronave fshatce ka zene pluhur prej vitit 2008 dhe vetem tek Ju besojme se mund ta shkundni administratën e problemi të vejë te zgjidhja.
Po keshtu, hipotekimi i pronave stergjyshore, perfshi shtepite, qe i kemi te gjitha me gure te bardhe e te skalitur, eshte nje proces qe nuk e ka ngjitur dot te perpjeten e fshatit tonë.
Nese do na vijne keto zgjidhje madhore nga shteti dhe qeveria qe duam, per zgjidhjet e vogla jemi te gjallë e garant vetë.
Çdo seniciot eshte i gatshem jo te vere diçka, por edhe të japë diçka nga pasuria apo nga katandia e vet, qe Senicës t’i kthehet shkelqimi i dikurshem. Seniciotët po i kthehen fshatit dhe mëkëmbjes së shtëpive të gjyshërve. Nxitje u bë edhe se Senica nisi të zbulohet para pandemisë, në vitin 2019, nga turistë të huaj.
Rruga e re e bën Senicën 15 minuta larg detit të Sarandës. Edhe ne kemi çfarë te tregojmë e ofojmë, por duam që edhe të na jepet një dorë nga shteti dhe nga Kryeministri personalisht.
Ne dimë te çmojmë jo vetëm historinë, por edhe të sotmen.
Siç dimë ta mobilojmë vetë fshatin brenda për brenda, dimë të jemi mirënjohës për këdo që na jep mundësinë të zhvillohemi.
Me shumë respekt, dashuri e besim
THODHORI MIHO
Ambasador i Kombit
Selanik, më 9 shkurt 2022
@NewsIn.Al

