KreuAktualitetiZv.presidenti i UEFA-s: Sporti s’duhet të mplekset me politikën...Gabriele Gravina, president i...

Zv.presidenti i UEFA-s: Sporti s’duhet të mplekset me politikën…Gabriele Gravina, president i Federatës Italiane të Futbollit përshëndeti Asamblenë:

Zv.presidenti i UEFA-s: Sporti s’duhet të mplekset me politikën

Gabriele Gravina, president i Federatës Italiane të Futbollit përshëndeti Asamblenë: “Është vërtetë kënaqësi dhe privilegj i madh të përfaqësoj në Asamblenë tuaj Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe presidentin Ceferin. Është okazioni i parë publik, nëse më lejoni të falënderoj presidentin Ceferin, si njeri që e do sportin, unë e falënderoj për atë që ka bërë në këtë moment, që është afruar për të gjithë ata që kanë vuajtur për këtë luftë që po bëhet në Ukrainë. Ai ishte i jashtëzakonshëm. Është impenjuar në mënyrë konstante me gjitha energjitë e tij.

Do t’i mundësojë të gjithëve rikthimin në shtëpi të sigurtë. Po jetojmë ditë të vështira, pikë së pari prekin ndërgjegjen tonë, në veçanti prekin futbollin. Ne jemi njerëz të futbollit, vlerat në të cilat ne e njohim veten kanë në princip miqësinë. Shoqëria jonë është kompakte për t’i shprehur solidaritetin popullit të Ukrainës. Sporti s’duhet të bëjë politikë. Urimi është të rikthehemi sa më parë në një jetë normale. Mendimi dhe lutjet tona shkojnë për ata që po vuajnë në këtë luftë famëkeqe.

Kemi parë shumë tensione dhe ndërhyrje të jashtme duke detyruar të sjellë UEFA-n në Shqipëri. Unë uroj sot që me rastin e kësaj Asambleje, ta kemi hedhur pas shpine gjithë atë që ka ndodhur dhe të përballemi në këtë aktivitet me qetësi dhe vetëbesimin për të pasur një shpirt sa më të bashkuar dhe solidar, me të cilin të drejtohet futbolli shqiptar. FSHF-ja është një realitet thelbësor në forcimin e politikave të UEFA-s. I referohem modernizimit të infrastrukturave të futbollit. Dua të them që një zhvillim shumë i madh, me iniciativa ndërkombëtare, janë ndërrmarrë hapa deçizive për zhvillimin e një strategjie për futbollin e femrave.

Nuk mund të harrojmë këtu siç është Komisioni Hat Trick dhe takimin e rëndësishmë të 25 majit ku stadiumi i Tiranës do të presë finalen e Conference League. Një rritje strategjike e suportuar dhe nga Komiteti Juaj Ekzekutiv. Është bërë shumë rrugë, por shumë rrugë do të bëhet. Faleminderit për gjithë atë që keni bërë dhe për atë që do të bëni”.

*Xhoda sport”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit