KreuAktualiteti 23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga...

 23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj)…

Sekuestrohen pronat e Anton Gjinaj…midis tyre SPAK ka sekuestruar 6 biznese: ‘Alesio-2014’, ‘Deizi-M’, ‘Polystyrene (EPS) Manufacturer, xyz 08’, ‘Foralb Alabaster’, ‘XYZ 08’, ‘Garden Residence Turdiu’.

23 prona të biznesmenit Anton Gjinaj, (Pashuk Gjinaj) janë sekuestruar nga SPAK. Gjinaj rezulton i dënuar në Spanjë në 2010 me 8 vite e 9 muaj burg. Mes pasurive të bllokuara me vlerë miliona euro edhe 6 biznese! Aktualisht Anton Gjinaj po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër

TIRANË- 23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine. Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014”, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.

Konkretisht SPAK ka sekuestruar 6 biznese: ‘Alesio-2014’, ‘Deizi-M’, ‘Polystyrene (EPS) Manufacturer, xyz 08’, ‘Foralb Alabaster’, ‘XYZ 08’, ‘Garden Residence Turdiu’. Po ashtu SPAK ka sekuestruar 4 pasuri të llojit truall, në Tiranë, 6 pasuri të llojit arë, po në Tiranë, 1 apartament e 2 ndërtesa si dhe 4 makina.

Sipas SPAK nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë. @NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit