KreuAktualiteti200 mijë pushuesit grekë në Shqipëri, jemi ne...që lindëm e u rritëm...

200 mijë pushuesit grekë në Shqipëri, jemi ne…që lindëm e u rritëm në Greqi, nga prindër emigrantë dhe kur keni dëshirë na regjistroni si grekë! / Viki Jano

200 mijë pushuesit grekë në Shqipëri, jemi ne…që lindëm e u rritëm në Greqi, nga prindërit tanë emigrantë dhe kur keni dëshirë na regjistroni si grekë!

Kjo ndodh jo se ju nuk e dini, por thjesht sepse na quani si të doni…kur doni jemi shqipëtarë, kur doni mbetemi grekë…

Ne e duam shumë Shqipërine, duam çdo cep të saj dhe me gjithë shpirt urojmë që plazhet e bukura shqiptare të ngrihen në nivelet e plazheve greke, italiane, kroate, turke, apo spanjolle…por ju e dini veté sa larg tyre jeni. Veté ju qé shkruani dhe trumbetoni se 200.000 greké kané erdhur për pushime në Shqipëri, keni prenotuar jashté kufirit për pushimet tuaja.

Shqipëria është e bukura e dheut, fatkeqésisht e mbetur vetëm në këte epitet…beton, shërbim amator…administrim dhe kulturë me pikatore!

Po të na quani të gjithë emigrantëve sipas pashaportave që kemi, jemi shumë herë me shumë se sa ju që banoni në Shqipëri…Por kurrë mos  na quani turistë. Ne vimë në vendin tonë, në atë vend që një ditë do bëhet si gjithë Europa që endërruan prinderit tanë…shumë larg, por jo e paarritshme!

Viki Jano- Selanik

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit