KreuAktualitetiSHBA: Fed njoftoi një rritje të normave të interesit me 75 pikë

SHBA: Fed njoftoi një rritje të normave të interesit me 75 pikë

Banka Qendrore e SHBA (FED) njoftoi sot një rritje të mëtejshme me 75 pikë bazë në normat e saj bazë të interesit – midis 2.25% dhe 2.50% – si pjesë e përpjekjeve të saj për të zbutur inflacionin.

“Shpenzimet e fundit dhe treguesit e prodhimit janë ngadalësuar. Megjithatë, krijimi i vendeve të punës ka mbetur i fortë muajt e fundit dhe shkalla e papunësisë mbetet e ulët”, tha Fed në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes së komitetit.

Kjo është rritja e katërt radhazi e normës nga Fed: +0.25% në mars, +0.25% në maj, +0.75% në qershor (rritja më agresive që nga viti 1994) dhe +0.75% sot.

Vendimi u mor unanimisht nga 12 anëtarët e komitetit monetar, të cilët lanë të hapur mundësinë e rritjeve të mëtejshme në të ardhmen e afërt.

Banka qendrore e SHBA-së, e cila zakonisht rrit normat e interesit me 25 pikë bazë, bëri sërish një lëvizje agresive për të zbutur inflacionin që arriti një nivel të ri 40-vjeçar (9.1%) në qershor.

Megjithatë, disa analistë ekonomikë nuk e fshehin shqetësimin e tyre se ngadalësimi ekonomik mund të rezultojë më i fortë se sa pritej, gjë që mund të rëndojë mbi tregun e punës apo edhe ta shtyjë ekonominë më të madhe në botë në recesion.(Newsit)

Robert Jano

NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit