Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeAktualiteti2500 euro për një rrugë: goditet një rrjet i fshehtë transporti drejt...

2500 euro për një rrugë: goditet një rrjet i fshehtë transporti drejt BE-së, një i arrestuar dhe një në kërkim

2500 euro për një rrugë: goditet një rrjet i fshehtë transporti drejt BE-së, një i arrestuar dhe një në kërkim

Një operacion i zhvilluar pas një hetimi të gjatë me metoda speciale ka çuar në zbardhjen e një rasti të transportimit të paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Policia ka finalizuar fazën e pestë të operacionit të koduar “Relay”, në kuadër të të cilit është arrestuar një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i cili u kap në flagrancë teksa transportonte emigrantë që synonin të largoheshin ilegalisht drejt BE-së.

41-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Kashar–Thumanë, ndërsa po transportonte dy emigrantë. Nga hetimet rezulton se organizatori i këtij rasti, një 33-vjeçar banues në Durrës, i shpallur tashmë në kërkim, dyshohet se u kishte marrë emigrantëve nga 2500 euro secilit, me premtimin se do t’i dërgonte në Itali.

Gjatë operacionit janë sekuestruar automjeti i përdorur për transportin, dy telefona celularë dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, vijon hetimet për kapjen e organizatorit dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.’NOA’

@NewsIn.Al
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments