8 DHJETOR 1990
Pakkush nga ne e mendoi atë mbrëmje të 8 Dhjetorit 1990 se klithma studentore për liri do të rrëzonte perden e çeliktë të diktaturës e do të hapte rrugën e bukur të demokracisë.
E bukur por e gjatë dhe e vështirë si çdo vepër transformuese.
E gjatë dhe me hallakatjet e veta, por plot ngjyra mendimesh të lira, idesh krijuese e mundësish të pakufijshme.
Proceset demokratizuese që pasuan Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit sot përballen me sfida të natyrave të ndryshme nga ato të 31 viteve më parë.
8 Dhjetori 1990 nuk ishte fundi i historisë, por hapja e një kapitulli të ri.
Ëndrra studentore do të jetë një amanet edhe për brezat e tjerë të Shqipërisë europiane.
Rilindja kombëtare, Lufta Çlirimtare dhe Lëvizja Studentore janë tre pikat mbi të cilat qëndron orientimi ynë perëndimor.