KreuPolitika"Interesi i demokratëve dhe i Partisë Demokratike do të duhet të prevalojë...

“Interesi i demokratëve dhe i Partisë Demokratike do të duhet të prevalojë mbi çdo interes personal, qoftë ky edhe interesi personal i Sali Berishës.” – (Gaz Bardhi).

Nuk është Kuvend i PD , thotë Bardhi…më 11 dhjetor është thjesht një miting!

 

Sekretari zyrtar i PD, Zoti Bardhi shpjegoi qendrimet zyrtare të PD në një intervistë për Top Chanel. “Në 11 dhjetor në kullën e stadiumit Air Albania në Pallatin e Kongreseve apo në çdo vend tjetër, çdo person, qoftë ky edhe një edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka të drejtën e tij për të thirrur një miting, por Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet në datën 18 dhjetor ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve. Ai është Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kuvendi i demokratëve, ku çdo demokrat që e do PD-në, do që ta shikojë fituese PD-në, i do të mirën dhe mbron interesin e PD-së, do të marrë pjesë në Kuvendin e saj kombëtar të datës 18. Nuk besoj se mitingu i datës 11 do të mund të prodhojë ndonjë vendimmarrje apo çështje që do të duhet të kenë shqetësim institucionet legjitime të PD-së, aq më tepër që në datën 18 mblidhet Kuvendi dhe do të marrë të gjitha vendimet ndaj cilitdo që me veprimet apo mosveprimet e tij, me aktet apo aksionin e ndërmarrë, ka vendosur të dëmtojë interesin politik dhe elektoral të PD-së.”

Pyetjes se sa delegatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, Sekretari i Përgjithshëm i PD iu përgjigj: “Dua t’ju siguroj që sipas informacioneve të përcjella nga secila degë e Partisë Demokratike, numri i anëtarëve pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të datës 18 do të jetë më shumë se pjesëmarrja në Kuvendin e fundit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, atë të datës 17 Korrik. Në këtë moment mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka interesa të ndryshme. Interesi i Lulzim Bashës është mbrojtja e interesit të Partisë Demokratike, mbrojtja e interesit të demokratëve, ndërkohë që nga ana tjetër, interesi i vetëm i Sali Berishës është mbrojtja e interesit të tij personal dhe përdorimi i partisë për një problem apo hall të tij personal. Në këtë mënyrë nuk mund të përputhen dy këto interesa, sepse interesi i demokratëve dhe i Partisë Demokratike do të duhet të prevalojë mbi çdo interes personal, qoftë ky edhe interesi personal i Sali Berishës.” tha Bardhi.

Pra siç shikohet, asnjë ndryshim mendimi dhe qëndrimi nga drejtuessit zyrtarë të P.D.

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit