Home Opinion Dhjetor 1990…ëndërr e mbetur rrugëve të Europës, ëndërr e shfrytëzuar nga ata që zëvëndësuan bunkerat e Hoxhës me vila korrupsioni, nga ata që hapën grushtin e zënë ndryshk mbi kokë për të nxjerë dy gishta lart!

Dhjetor 1990…ëndërr e mbetur rrugëve të Europës, ëndërr e shfrytëzuar nga ata që zëvëndësuan bunkerat e Hoxhës me vila korrupsioni, nga ata që hapën grushtin e zënë ndryshk mbi kokë për të nxjerë dy gishta lart!

0
Dhjetor 1990…ëndërr e mbetur rrugëve të Europës, ëndërr e shfrytëzuar nga ata që zëvëndësuan bunkerat e Hoxhës me vila korrupsioni, nga ata që hapën grushtin e zënë ndryshk mbi kokë për të nxjerë dy gishta lart!

Dhjetor 1990…
Ishte koha kur në Shqipëri kishte URAGANË…tjetër kohë, tjetër ideal…
Mjerimi, varfëria, mungesa e lirisë, prangat, telat me gjëmba lyer me gjak, nxorën gjithë popullin në rrugë…të rinjtë, studentët vunë zemrën e tyre në themelet e demokracisë, duke qënë ajka dhe fryma e një brezi të tërë që kërkonte ndryshimin…Ata ishin dhe mbetën po të njëjtët, me ato ideale, me atë zemër, me atë ëndërr…ëndërr e mbetur rrugëve të Europës, ëndërr e shfrytëzuar nga ata që zëvëndësuan bunkerat e Hoxhës me vila korrupsioni, nga ata që hapën grushtin e zënë ndryshk mbi kokë për të nxjerë dy gishta lart…ëndërr e pushtuar nga “pardesytë e bardha”, nën hijen zaptuese të bllokut..
E megjithatë ne ndjehemi krenarë që ishim pjesë e kësaj lëvizjeje, ndjehemi krenarë që vumë gjoksin për të kërkuar të drejtat njerëzore si çdo qytetar i Botës së qytetëruar, Botës së Lirisë!!!
Thirrja “T’a bëjmë Shqiperinë si gjithë Europa”, edhe sot pas kaq vitesh ,”ecën” mbi paterica…fatkeqesisht Europa nuk mund të vinte duke dënuar komunizmim për kafe…jo, gangrenën komuniste, po nuk e zhduke të mban gjithë jetën të sëmurë…gangrena është flamë dhe gishtat e demokracisë mbyllen…e grushti bolshevik të ngjitet pas kokës! Fatkeqësisht asgjë nuk ndryshoi…
Lexoni disa vargje të shkruara në burgun e Spaçit nga Pëllumb Lamaj….janë të vitit 1979…jo të sotmet…REALITET I HIDHUR.

– “Ah Statujë, Statujë e Lirisë
E vetmja shpresë që na mban gjallë,
Por dhe po ikëm pa u takuar,
Besomë, do vinë të të puthin vrasësit tanë…”

ILIR JANO

@NewsIn.Al