Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPas kaq vitesh përsëri me Fatmirin, një mikun tim prej vitesh në...

Pas kaq vitesh përsëri me Fatmirin, një mikun tim prej vitesh në emigracion…

Pas kaq vitesh përsëri me Fatmirin, një mikun tim prej vitesh në emigracion…

Stërgjyshin e kishte pasur firmëtar të pavarësisë nga turku, gjyshin ja kishin vrarë italianët, të vëllanë e gjyshit gjermanët, babanë ja futi në burg Enveri, fisin ja internuan komunistët…
Në kohën e demokracisë iku në Greqi…punoi, ndërtoi, krijoi familje, bleu shtëpi, studioi fëmijët dhe hapi biznes…
E takova dje ne Korçë. Parkoi xhipin dhe u ulëm diku për kafe.
U kënaqa që i kishte vajtur aq mirë puna në Selanik, sepse e kisha njohur prej vitesh aty…Bëmë muhabet për sportin ku ishte tifoz me Juven ne Itali dhe Gjermanin…për filma, “vdiste” për telenovelat turke!
Bravo i thashë, di të zgjedhësh…
Një moment kur në një TV që kishim përballë, me titra lexonim në një stacion për konfliktin që provokohet në Egje, kërceu përpjete dhe sa nuk ulëriu: “t’ëmën e s’ëmës, kur bëhen si trima grekët, legenat…”
Çfarë ke bre, i thashë…ç’të kanë bërë grekët?
– Jo bre, asgjë më tha, por ashtu më erdhiii…
-Si të erdhi mo Fati, i thashë…Ike pa brekë nga Shqipëria dhe sot je milioner, me shpi e katandi!
U çudita, por pastaj bëra lidhjen…Me të gjithë ata që ja kishin “futur” ishte tifoz…të vetmit që e “bënë” njeri ishin grekët, ndaj i urrente…
Kush është rritur i nënshtruar, e paska shumë të vështire të falenderojë atë që e ul në të njëjtën tryezë për të ngrënë bukë…
U ngritëm nga kafja dhe normal që u përqafuam…

-Ika byrazer më tha…Ika të pi një frape në Selanik të qetësoj shpirtin… Ikaaaaaaa…

Ilir Jano 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments