Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNiko Peleshi: Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë...

Niko Peleshi: Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit…

Niko Peleshi:
Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve të Kuvendit apo institucioneve publike. Shqipëria ndërtohet mbi dialogun, respektin për ligjin dhe institucionet, jo mbi përplasjen.
E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kur protesta shndërrohet në dhunë ndaj njerëzve, cenon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe vetë vlerat mbi të cilat ndërtohet demokracia.
Solidaritet i plotë me efektivët e Policisë së Shtetit, të plagosur gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim sa më të shpejtë.
Të papranueshme sulmet ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Asgjë e mirë nuk ndërtohet prej dhunës dhe kaosit.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments