KreuAktualitetiA do të ndërhyjë NATO në konfliktin Rusi - Ukrainë? Kjo është...

A do të ndërhyjë NATO në konfliktin Rusi – Ukrainë? Kjo është pyetja që shtrohet sot, më së shumti…/T.Osoja

A do të ndërhyjë NATO në konfliktin Rusi – Ukrainë? Kjo është pyetja që shtrohet sot, më së shumti.

Deri më sot NATO e ka mbështetur Ukrainën me armatime dhe pajisje ushtarake, ku vend kryesor zënë rreth 17000 raketa kundër tank, që i kanë dhënë një avantazh të madh rezistencës ukrainase. Së shpejti Ukraina do të mbështetet edhe me raketa të drejtuara që do të përdoren kundër tankeve dhe artilerisë ruse.
Ukraina ndërkohë vazhdon t’i kërkojë NATO-s të mbyllë hapësirën e saj ajrore, për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse, kërkesë kjo që mund të konsiderohet e mjaftueshme për të legjitimuar, ndërhyjren e NATO-s, të paktën për të siguruar mbulimin e kërkuar nga ajri.
Ndërkohë që sipas mjaft burimeve, trupa dhe materiale ushtarake po lëvizin drejt kufijve lindorë të vendeve të NATO-s, qytetarëve amerikanë në Rusi ju kërkohet të largohen menjëherë, ose “le të bëjnë si të duan, pa ndihmën e shërbimit konsullor”. Nga sa duket, konsullatat amerikane do të mbyllen atje.
Me sa kuptoj unë, NATO do të ndërhyjë dhe ndoshta shumë shpejt. Deri tani është studiuar mirë kundërshtari, i cili ka angazhuar në Ukrainë, më shumë se gjysmën e fuqisë së tij ushtarake tokësore, pa arritur suksesin e dëshiruar. Rezistenca e ushtrisë ukrainase ka nxjerrë përvojat e duhura, që tani mund të fillojnë të zbatohen në shkallë të gjerë.
NATO do të ndërhyjë, dhe shumë shpejt, ky është mendimi im modest!
Në një kuptim gjeostrategjik, perëndimi do të sanksionojë përfundimisht, prishjen e marrëveshjeve dhe ekuilibrave të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, gjë e cila, dashur padashur, do të çojë, më pas, edhe në fillimin e një procesi për reformimin e OKB-së, organizimi aktual i së cilës, reflekton pikërisht ato ekuilibra e marrëveshje që synohet të prishen.
Rusia, ekonomikisht, nuk është më një superfuqi. Italia me një rol shumë më modest ndërkombëtar, e ka GDP më të lartë se Rusia, pa krahasuar GDP-në e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërhyrja e NATO-s në këtë konflikt është mëse logjike. Ajo do të ndodhë!
Çfarë nuk u arrit dot nga Ruzvelti dhe Çërçilli para 80 viteve, do të arrihet tani.
It’s time…

Teodor Osoja

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit