Greqia u ngjit në vendin e 58-të në Indeksin Global të Lumturisë 2022 (2019-2021) nga vendi i 77-të (2017-2019)
Greqia renditet e 58-ta në Indeksin e ri Botëror të Lumturisë 2022, i cili vlerëson vendet për periudhën 2019-2021. Në publikimin e mëparshëm të Indeksit që u bë në vitin 2020 dhe mbulonte tre vitet 2017-2019, vendi ynë ishte në vendin e 77-të, prandaj shënoi rritje të ndjeshme ndërkohë.
Indeksi i ri përfshihet në Raportin Botëror të Lumturisë 2022, i përpiluar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish dhe i publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë së Kombeve të Bashkuara më 20 Mars. Ky vit shënon përvjetorin e dhjetë të Indeksit, i cili është një tregues i shkurtër se si njerëzit në çdo vend vlerësojnë jetën e tyre dhe sa të kënaqur janë.
Greqia shënoi këtë vit me 5,948 pikë kundrejt 7,821 të Finlandës së parë, e cila për të pestin vit ishte në krye si vendi më i lumtur në botë. Dhjetëshen e parë e plotësojnë Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e Re. Gjermania është në vendin e 14-të, SHBA-të në vendin e 16-të, Britania në të 17-ën dhe Franca në të 20-tën
Ndërsa raportet e mëparshme kanë nxjerrë në pah lidhjen midis besimit te qeveria dhe institucionet dhe lumturisë, raporti i këtij viti vë në dukje se vendet me nivele të larta besimi dhe solidariteti mes qytetarëve janë më të lumtura dhe më elastike përballë krizave serioze si pandemia apo lufta. Studiuesit theksojnë se ndërsa bota përballet me sfida serioze, nevoja universale njerëzore për lumturi dhe aftësia e njerëzve për të arritur njëri-tjetrin në solidaritet vazhdojnë të jenë të rëndësishme.
Në veçanti, sipas një prej studiuesve, profesor John Heligwell i Universitetit Kanadez të Kolumbisë Britanike, në vitin 2021 pati një rritje të ndjeshme në të gjitha llojet e mbështetjes sociale dhe vullnetit të mirë për ndihmën e huaj, vullnetarizmin dhe donacionet, në nivele rreth 25%. më të larta nga ato para pandemisë.
Viki Jano – Burimi: ΑΠΕ
@NewsIn.Al

