HomeAktualitetiA KA TË DYTË, KUND, KJO TOLERANCË FETARE?! / Nga Erget Cenolli

A KA TË DYTË, KUND, KJO TOLERANCË FETARE?! / Nga Erget Cenolli

A KA TË DYTË, KUND, KJO TOLERANCË FETARE?!

Fshati Lumalas ndohet rreth 4 km larg qytetit të Korçës, në të majtë të aksit Korçë-Pogradec. Emri i fshatit besoj se vjen nga fjala pëllumb, lumbardh. Në këtë fshat nuk ka të krishterë, të gjithë banorët janë të sektit Bektashi. Në majë të një kodre të lartë, që ndodhet 3-4 qind metra larg fshatit ndodhet një prej Teqeve më të vjetra, në Shqipëri, në mos më e vjetra, themeluar aty rreth vitit 1640 nga Baba Hysen Ali Dede.
Rreth 50 metra mbi shtëpinë e fundit të fshatit, nga ana e kodrës, janë varrezat e Lumalasit. Brenda rrethimit të varrezave të këtij fshati është një kishë e vjetër ritit orthodoks bizantin, e mirëmbajtur më së miri. Mund të duket e çuditshme sesi një kishë orthodokse qëndron dhe mirëmbahet brenda varrezave të një fshati tërësisht mysliman, por për popullin tonë nuk është çudi pasi është karakteristikë shpirtërore e tij. Në përgjithësi populli shqiptar ndjek ritet të cilat i ka përftuar në kalim të shekujve, por asnjëherë nuk përbuz rtin e tjetrit. Nuk besoj se mund të mendohet që të tilla ngajrje të ndodhin në vendet përreth apo diku tjetër në botë, por ndër shqiptarët kjo ndodh sot e gjithë ditën.
Fshati Lumalas përfshihet në një areal shumë të lashtë arkeologjik, jo më tepër se 5 minuta larg tij janë Burimet e Vashtëmisë, ku janë zbuluar artefakte të shumta të një jete të zhvilluar kulturore dhe ekonomike 7-8 mijë vjeçare. Midis të gjeturave ka edhe elemente kulti të njerëzve të lashtë, pra mund të themi se Lumalasi shtrihet në një mjedis kulturoro-fetar, që përfshin: ritet e fillesës pagane, ritet krishtere orthodokse dhe rite të besimit mysliman. Të treja këto ai i pranon, madje kujdeset përditë për to, duke treguar tolerancën e pashembullt fetare që është themel shpirtëror i popullit shqiptar… *Erget Cenolli*

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments