Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiRritni rrogat që të punojnë të rinjtë...çmimet e lokaleve dhe hoteleve në...

Rritni rrogat që të punojnë të rinjtë…çmimet e lokaleve dhe hoteleve në stratosferë, pagesat për lëmoshë…

Refreni kryesor në çdo biznes sot është mungesa e fuqisë punëtore. Kjo është e vërtetë dhe çdo ditë që kalon e shton më shumë ketë mungesë.
Mund të ketë 100 arsye që rinia të largohet dhe punëtorët të emigrojne, por biznesi dhe pronarët mos e kërkojnë gjithçka nga shteti. Sa janë pagesat në bizneset private!? Kamarierët, ndërtuesit e deri në inxhinierët apo specialistët e ndryshëm çfarë pagese marrin në bizneset private ku punojnë? A i përgjigjet paga e afruar, rritjes galopante të çmimeve dhe kostos së jetesës?
Nëse një biznesmen ngre cmimet në lokalin apo hotelin e tij, në ndërtimin e resorteve apo gradiaçelave, le tē mendojnë që paralel të ngrejnë dhe pagesat për punëtorët që kërkojnë. Me rroga 300- 400 mijë lekë në muaj eshtë mëse e vështirë të kerkosh punëtorë të kualifikuar…
Ja çfaré shkruan sot në një postim Er-Tv:
-Bizneset e hoteleri-turizmit në Shqipëri po ndeshen me vështirësi në gjetjen e punonjësve, pasi shumica e të rinjve nuk shkojnë në punë por duan të qëndrojnë në kafe.
Bizneset i kanë kërkuar qeverisë të krijojnë rrethana lehtësues për punonjës nga Azia dhe veçanërisht nga Filipinet. Në Durrës bizneset po ndeshin vështirësi në gjetjen e punonjësve pasi kanë mungesa në staf. Drejtoresha e një hoteli në Malin e Robit thotë se nëse nuk do të gjejë punonjës shqiptarë të cilët zgjedhin të rinë në kafe.
“Ka mangësi në staf sidomos në disa sektorë, sektorin e turizmit dhe atë të prodhimit. Është një zgjidhje e momentin importimi i stafit të huaj sidomos nga vendet aziatike”, tha ajo.
@NewsIn.Al
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments