KreuKulturë / ArtA KEMI QËNË NË ANËN E DUHUR TË HISTORISË, QË PREJ “MARRËVESHJES...

A KEMI QËNË NË ANËN E DUHUR TË HISTORISË, QË PREJ “MARRËVESHJES SË MUKJES” E TËHU ?/ Erget Cenolli

A KEMI QËNË NË ANËN E DUHUR TË HISTORISË, QË PREJ “MARRËVESHJES SË MUKJES” E TËHU ?

Duke u rikthyer pas 79 vjetësh tek prishja e “Marëveshjes së Mukjes” (1-3 gusht 1943), mund të ndjekim rrjedhën historike të deritanishme, për të kuptuar gabimin e madh që kemi bërë si popull duke mbështetur komunistët. Nëse luftën do ta kishin fituar nacionalistët e Ballit Kombëtar dhe të Legalitit, në Shqipëri:

1.Nuk do të kishte probleme me kthimin e pronave
2.Nuk do të burgoseshin njerëz për shkak të bindjeve politike apo shprehjes lirshëm të fjalës
3.Demokracia do të vepronte nëpërmjet pluralizmit politik, që prej 70 vitesh më parë
4.Nuk do të prishnim marrëdhëniet me aleatët tanë kryesorë si SHBA, Angli etj
5.Do të ishim firmëtarë të dokumenteve kryesore të shteteve demokratike si Kartës së të Drejtave të Njeriut etj.
6.Do të ishim qysh në fillim anëtarë të Bashkimit Europian
7.Do të ishim nga të parët anëtarë të NATO-s
8.Do të kishim shtyp të lirë dhe të pavarur, nuk do të shkatërroheshin institucionet fetare
9.Fëmijët tanë do të shkolloheshin në Perëndim
10.Nuk do të rrinim me orë në rradhë për një kg mish apo 10-të vezë, nuk do të ishim të rrethuar me tela me gjemba.

Ky dhjetëpikësh mjafton për të kuptuar se gjatë periudhës prej 50 vjetësh të pushtetit komunist kemi qëndruar në anën e gabuar të historisë.

#Erget Cenolli

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit