Përse duhet reklama? Këtu çdo gjë flet vetë… Çfarë mund të dojë më shumë njeriu për pushimet…
Është Greqi… mos prisni të shikoni ndonjë hotel me “15 yje” në plazh… Ka vetëm harmoni me natyrën, paqe me shpirtin, relaks…

Pa fytyra “të fortësh” që të shohin me inat, pa kamarierë që të flasin me bezdi kur marrin porosinë, pa frikë se duhet të kesh dhe “frikë”…
Kjo do të thotë të bësh turizëm, të respektosh bukuritë e natyrës që ti ka falur Zoti, t’ju shërbesh pushuesve që vinë të kënaqen dhe natyrshëm të shpenzojnë…(Pjesa më e madhe e stafeve përbëhet nga emigrantë si ne). Me pak fjalë, “ta detyrosh” turistin të prenotojë për sezonin tjetër pa mbaruar pushimet…të të thonë “faleminderit” dhe t’ju përgjigjesh :”Mirë se të vini”!
Eh, sikur… sikur të ndodhte dhe në bregdetin tonë kjo…Natyra dhe njerëzit do triumfonin mbi pangopësinë dhe paaftësinë!

Nga Viki Jano
@NewsIn.Al

