KreuAktualitetiA u pezullua nga detyra Balluku? GJKKO bën reagim zyrtar të papritur:...

A u pezullua nga detyra Balluku? GJKKO bën reagim zyrtar të papritur: Është sekret…

Gjykata e Posaçme ka sqaruar gazetarët përmes një njoftimi zyrtar pas lajmeve të shpërndara në media për dy masat e sigurisë të vendosura ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Zëdhënësja e GJKKO, bën me dije se gjykata do të shprehet në një moment tjetër procedurial, duke mos dhënë më tepër detaje.

“Në lidhje me lajmin e publikuar mbi caktimin e masave të sigurisë ndaj Zv/kryeministres Belinda Balluku, duke qenë se këto masa kanë karakter sekret, gjykata në këtë fazë nuk ka informacion për t’i komunikuar medias dhe publikut. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht!”, thuhet në komunikimin e GJKKO-së.

Gjatë kësaj të enjte në media qarkulluan raportime se ndaj Ballukut është vendosur pezullimi nga detyra dhe bllokimi i pasaportës. Sipas këtyre burimeve, masa është firmosur nga gjyqtari Erion Çela, me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi, në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit