KreuAktualitetiEdi Rama i jep postin e madh Ogerta Manastirliut

Edi Rama i jep postin e madh Ogerta Manastirliut

Edi Rama i jep postin e madh Ogerta Manastirliut

Ogerta Manastirliu është caktuar drejtuese politike për qarkun e Tiranës. Kjo është lëvizja e radhës e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili e bëri publike sot vendimin duke u shprehur:

“Ne e mbështesim Bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam për Ogertën si drejtuese politike të qarkut, por edhe si deputete të Tiranës.”

Kujtojmë se Ogerta Manastirliu ishte kandidate për Bashkinë e Tiranës, por Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në kryeqytet, duke lënë në detyrë kryetarin aktual, Erion Veliajn.

Shkarkimi i tij u shpall i kundërligjshëm nga Kushtetuesja dhe për pasojë, Manastirliu do të vijojë punën si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që merr përsipër edhe detyrën e re politike në kryeqytet.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit