Gjykata e Posaçme ka vendosur masë ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Mësohet se masa e marrë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, është pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Menjëherë pas vendimit të GJKKO-së, Belinda Balluku është filmuar e qetë teksa futet në ambientet e Kryeministrisë.
Vendimi për shkarkimi nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
@NewsIn.Al

