Monday, January 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAgjentët e BKH-së i sekuestrojnë celularin drejtorit të Policisë, Ilir Proda

Agjentët e BKH-së i sekuestrojnë celularin drejtorit të Policisë, Ilir Proda

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës.

Kështu raportojnë disa burime nga mediat vendase, ndonëse nuk është e qartë arsyeja e lëvizjes së BKH-së.

Vetëm pak ditë më parë u pezullua nga detyra zëvëndësi i Ilir Prodës, Erion Ismailaj, nën akuzën se ka ndihmuar Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn, që SPAK i cilëson si “grup i strukturar kriminal”, për pengmarrjen e Gerond Meçes, një biznesmen.

Proda është akuzuar shpesh nga opozita si “zëdhënës” i krimit dhe bashkëpuntor i grupeve kriminale, që sipas opozitës e kanë emëruar atë në postin drejtues të Policisë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments