Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDëshmia në SPAK për 21 Janarin, “zbërthehet” Ilir Meta: Shërbimet e huaja...

Dëshmia në SPAK për 21 Janarin, “zbërthehet” Ilir Meta: Shërbimet e huaja më thanë se…

Me kërkesë të tij, ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është marrë sot në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, kohë kur ishte zv.kryeministër i Sali Berishës.

Pas dëshmisë së dhënë prej rreth 2 orë e gjysmë, Ilir Meta është larguar nga ambientet e SPAK drejt ‘313-ës’.

Sipas avokatit, Kujtim Cakrani, Ilir Meta ka deklaruar se para demonstratës së 21 Janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve.

Lidhur me provat që Meta disponon, ish-presidenti orientoi organin hetues të kryejë kontrolle dhe të sekuestrojë materialet që ndodhen pranë institucioneve përkatëse dhe që konsiderohen të klasifikuara.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments