Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise në bashkëpunim me Klubin e leximit Korçe, mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në praninë e shkrimtarit Besnik Mustafaj, organizuan aktivitetin letrar, duke pasur në fokus romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” , botuar nga “Toena” dhe vlerësuar me çmimin e madh në Panairin e Librit 2019.


Dekania e Fakultetit prof. As. Dr Jonela Spaho, vlerëson shkrimtarin Besnik Mustafaj nga Rektori i Universitetit Korçë prof.dr. Dhimitri Bello me “Certifikatën e mirënjohjes”, me këtë motivacion: Shkrimtari që ka ditur të përçojë vlera të rëndësishme letrare, brenda dhe jashtë vendit, me një krijimtari që ka ilustruar aspektet psikologjike, sociale, historike dhe identitetin e qenësishëm të jetës në Shqipëri”.
Takimi letrar u shoqërua me interpretime të zgjedhura të krijimtarisë poetike te autorit dhe poetit korçar Skënder Rusi, nga aktorja e njohur korcare Klaudeta Riza .

Shkrimtari Besnik Mustafaj u bë pjesë e një bashkëbisedimi të shumëanshëm me pyetjet e drejtuara nga të pranishmit në auditor.
Falenderojmë pedagogun dr Eris Rusi për organizimin model të ketij aktiviteti.
#Viki Jano

