Derejtoria e pergjithshme e arkivave
Asgjë e re, Enver Hoxha, ‘riprovimi’ dhe tragjedia e Liceistëve të Korçës.
Dokumenti që publikojmë sot është Lista e notave të përgjithshme të lëndëve më me rëndësi të bursistëve të Liceut të Korçës për vitin shkollor 1927 – 1928.
Ndër këta emra është edhe ai i Diktatorit Enver Hoxha pranë të cilit, siç shihet edhe në dokument është shënuar fjala “riprovim”.
Në vitet e para pas Pavarësisë, ky lice luajti një rol të rëndësishëm në formimin e elitës shqiptare të kohës. Fatkeqësisht frekuentimi i këtij liceu për pjesën më të madhe të atyre të rinjve arsimdashës u kthye në makthin e tyre më të madh. Shumë prej atyre që e kishin njohur nga afër Hoxhën, miq dhe shokë, por edhe ata që e njohën në mënyrë të rastësishme, u bënë pjesë e një vargu të gjatë eliminimesh dhe ekzekutimesh. Të konsideruar si kundërshtarë politikë, edhe pse me një potencial intelektual të padiskutueshëm, u internuan, u burgosën, u torturuan, u vranë dhe u zhdukën, menjëherë pas vendosjes së regjimit diktatorial në Shqipëri.
#ArkivatFrymëzojnë
@NewsIn.Al

