Në vend të urimit…Edmond Shallvari…Pena e artë në emigracion! Sot në 65 vjetorin e lindjes!
Mos rri pa ecur
Mos rri pa ecur asnjë çast të çastit
Ke dy ecje në jetë, mos ndalo
Dhe kur ndodh mos hedhësh dot hapin
Me hapat e shpirtit vazhdo
Nuk ka si hapat e shpirtit
Si hapat e mendjes nuk ka
Perënditë i takon Olimpit
Dhe bëhesh Zeus një çast
Takon Zotin në hapin tjetër
Ke kohë për një kafe dhe cigare
Kuvendon për vdekjen dhe jetën
Për engjëjt dhe hordhitë e djajve
Vazhdo kështu të ecësh
Në të shkuarën, të sotmen, të ardhmen
Të pafundme do ta ndjesh jetën
Dhe kur ecja e trupit të ndalet

@Edmond Shallvari
@NewsIn.Al

