Sot është Dita Botërore e Baballarëve.
Ta gëzojne festën të gjithë ata që janë mes nesh dhe ata që na shikojnë nga lart!
Prindërit…
Ata nuk janë “plaku” dhe “plaka”. Nuk janë një barrë, nuk janë të lajthitur apo të çmendur . Po, ata janë “mosnjohës” të rrezikut.
Ata kanë të njëjtën ” mosnjohje” për rrezikun që kishin kur shkonin në pazar dhe merrnin gjithçka që ti kishe nevojë për ta sjellë në shtëpinë tënde!
Ata kanë të njëjtën ” mosnjohje” për rrezikun që kishin kur punonin si qen që të mos të të humbiste asgjë duke sakrifikuar trupin dhe kohën e tyre!
Ata kanë të njëjtën ” mosnjohje” për rrezikun që patën kur vinin nga larg , sido që të ishte moti, për t’u kujdesur për fëmijët tuaj! Të kujdeseshin për ta, kur sëmureshin , në vështirësi, me “të gjitha të mirat”.
E njëjta ” mosnjohje “rreziku që ka prej vitesh tani dhe del vetëm, e kujdeset për veten i/e vetëm, dhe ata kanë bërë miq në AZIL dhe në parqe, se gjithmonë ti punon dhe mezi ia del mbanë.
Ata nuk janë “plaku” dhe “plaka”, as të gjitha epitetet që ju keni ngjitur!
Ai është babai juaj, nëna juaj, gjyshi juaj, gjyshja juaj, i afërmi juaj, fqinji juaj!
Prandaj, sado të drejtë të keni që të bërtisni për të mirën e tyre, mbani gjuhën dhe mendoni para se të flisni.
Unë dhe ti i kemi detyruar të mbijetojnë në ” “mosnjohjen” e rrezikut dhe tani u kërkojmë përshtatshmëri, perceptim, ndryshim, me aplikim të menjëhershëm. Ashtu si shtypja e butonave.
E, mësoni ju që jeni inatosur kaq përçmues me “plakë e pleq” dhe “për ju rrimë brenda”, të mbyllni pak gojën. Po, ata duhet të qëndrojnë brenda.
Po, disa njerëz nuk e kuptojnë. Po, ja u thuaj atyre që se marrin vesh 5000 herë. Derisa ta kuptojnë.
Ata që duhej të të thoshin të mos bësh çdo ” budallallëk “gjë që ke bërë dhe kanë ardhur të ti zgjidhin problemet dhe të nxorrën nga “balta”, u kujdesen për ty të të bejnë ty te lumtur!
Ata nuk janë “plaku dhe plaka”.
Ata janë nëna dhe babai…nuk është kurrë barra që të rëndon…
Është kuptimi i jetës tënde, trashëgimia e saj, asaj jete që ti do ta dhurosh në fëmijët e tu…dhe brez pas brezi kështu do të vazhdojë.

@NewsIn.Al

